Rusia hedh poshtë vërejtjen e Trump-it për Idlib-in e Sirisë

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 15:45 | Nga

Kremlini ka hedhur poshtë paralajmërimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, ku ka kërkuar nga Siria për të mos nisur një ofensivë ushtarake në enklavën e Idlibit, duke e përshkruar atë si një “fole terroriste”.

Donald Trump ka paralajmëruar Presidentin sirian, Bashar al-Assad, dhe aleatët e tij Iranin dhe Rusinë, që të mos e “sulmojnë shkujdesur” atë zonë pasi që qindra mijëra njerëz të pafajshëm mund të vriteshin.

“Paralajmërimet që nuk e konsiderojnë qartë situatën e rrezikshme në Siri, nuk janë paralajmërime gjithëpërfshirëse”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Situata në Idlib do të jetë njëra nga pikat kryesore në agjendën e politik-bërësve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë ku pritet të takohen së shpejti në Tehran, ka njoftuar Peskov në një konferencë para gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme