Rusia ka kërcënuar platformat e rrjeteve sociale me gjoba për dështimin që t’i fshijnë postimet të cilat inkurajojnin të rinjtë të dalin në protestat e organizuara nga opozita.
Facebooku, Twitteri, TikToku dhe platformat tjera kanë dështuar të përfillimin kërkesën e Qeverisë së Rusisë për të larguar postimet, është thënë nga autoritetet ruse, raporton BBC.
Gjobat mund të jenë deri në 53 mijë dollarë, është thënë nga autoritetet.
Në Rusi po organizohen protesta në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny, që është burgosur tash e disa ditë.
Dhjetramijëra morën pjesë në protesta masive, përkundër prezencës së madhe të forcave policore. Rrjetet sociale luajtën rol kyç për daljen e të rinjëve në rrugë.