Rusia kërcënon për atë që NATO më herët kishte paralajmëruar eskalim të luftës

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov tha se Moska kishte paralajmëruar SHBA-në se konvojet  e armëve të huaja do të ishin “objektiva legjitime për Forcat e Armatosura Ruse”, siç citohet nga media ruse RIA Novosti, pwrcjell The Kyiv Independent.

Për këtë çështje, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg kishte thënë më herët se një sulm rus në linjat e furnizimit të vendeve aleate që mbështesin Ukrainën do të ishte “një përshkallëzim i rrezikshëm i luftës”.

Ryabkov po ashtu tha se Rusia dhe SHBA janë në kontakt të vazhdueshëm, por shtoi se Kremlini nuk “po sheh shenja së Washingtoni është gati të hyjë në një dialog për Ukrainën dhe mbi kontrollin e armëvve.

Megjithatë, Ryabkov tha se propozimet për garancitë e sigurisë që Rusia kishte dërguar në SHBA dhe NATO përpara se forcat ruse të hynin në Ukrainë muajin e kaluar, nuk ishin më të vlefshme pasi situata tani kishte ndryshuar plotësisht.

Të ngjashme