FIFA dhe UEFA e kanë suspenduar Rusinë nga garat e tyre pas luftës që kjo e fundit e nisi në Ukrainë.
Kjo nënkupton që ekipet ruse nuk do të mund të marrin pjesë në asnjërin kompeticion të këtyre dy institucioneve.
Kështu, Rusia nuk do të mund të luajë kundër Polonisë në kuadër të playoff-it për Kampionat Botëror.
Spartaku i Moskës është përjashtuar nga Liga e Evropës, ndërsa UEFA i ka shkëputur marrëveshjet me Gazpromin rus.