Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Moska ka rezervuar të drejtën për të marrë masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara pasi një takim në Uashington përfundoi pa një marrëveshje për kthimin e pronave diplomatike ruse të konfiskuara.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama atëbotë urdhëroi konfiskimin e dy pronave diplomatike ruse si dhe dëbimin e 35 diplomatëve rusë në dhjetor nën arsyetimin se ata ishin përfshirë në hakimin e fushatës presidenciale të vitit 2016 në SHBA, gjë që Rusia kategorikisht mohon.
Moska ka thënë se gjithçka do të varet nga rezultati i një takimi në Uashington të hënën në mes të Zëvendësministrit të Jashtëm rus, Sergei Ryabkov dhe Nënsekretarit të Shtetit Amerikan, Thomas Shannon të ciëlt do të diskutojnë për këtë çështje.
Por Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë të martën se akoma nuk është gjetur zgjidhja e këtij problemi.
“Pala ruse në takim e ka bërë me dije se në qoftë se Uashingtoni nuk largon pengesat në punën e institucioneve tona diplomatike, ne rezervojmë të drejtën për të marrë masa hakmarrëse bazuar në parimin e reciprocitetit”, thuhet në deklaratë.
Rusia do të donte të rifillonte një dialog të rregullt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për stabilitetin strategjik, por që sipas Rusisë, është Uashingotni zyrtar që duhet të bëjë një hap para lidhur me këtë çështje.