Ministria e Jashtme e Rusisë nisi një fushatë në Twitter, që bën thirrje për lirimin e Maria Butinës, një grua ruse, që ka krijuar lidhje me politikanët konservatorë në SHBA.
Butina, 29 vjeçe, u arrestua nga FBI-ja dhe u akuzua këtë javë për komplote dhe veprime si agjente e huaj.
Ajo dyshohet se ka bërë përpjekje për të infiltruar grupet politike në SHBA, përfshirë Shoqatën e fuqishme Kombëtare të Pushkëve, me qëllim avancimin e interesave rusë.
Butina po mbahet në një burg në Uashington.
Ministria e Jashtme ruse shpërndau në Twitter frazën “Lirojeni Maria Butinën”, vuri në profil fotografinë e saj dhe kërkoi nga mbështetësit e Butinës ta bëjnë të njëjtën në mediat sociale.