Rusia për trazirat në SHBA: Kanë sistem elektoral arkaik, që krijon mundësi për dhunë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme e Rusisë, ka bërë një reagim lidhur me zhvillimet e mbrëmshme në Kongresin Amerikan, ku demonstruesit arritën të hyjnë brenda objektit.

Në reagimin e diplomacisë rusë thuhet se u dëshirojë “miqve amerikanë që t’i kalojnë këto momente dramatike me historinë e tyre të dinjitetshme”.

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, e ka quajtur sistemin elektoral amerikan të lashtë.

“Sistemi elektoral i SHBA-së është arkaik, që nuk përbëhet nga standarde demokratike moderne, dhe krijon mundësi për raste dhunës. Po ashtu edhe mediat amerikane janë bërë instrument i problemeve”, ka thënë ajo për RIA Novosti, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme