Rusia është përjashtuar nga pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike në Rio.
Rusia nuk do të garojë muajin e ardhshëm në Lojërat Paraolimpike në Rio, pasi humbi ankesën kundër dënimit të shqiptuar për përdorim të dopingut.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar dënimin nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC), ndaj të gjithë garuesve rusë. IPC e mori vendimin pas publikimit të lajmit rreth mbështetjes së shtetit për programin e dopingut të udhëhequr nga Rusia. Paraolimpiada fillon më 7 shtator.
Vendimi nga IPC për dënimin e komplet ekipit të Rusisë “ishte i përshtatshëm për rrethanat”, sipas panelit të CAS-it.
Po ashtu, thuhet se Komiteti Paralimpik i Rusisë nuk ka ofruar asnjë dëshmi për t’i mohuar faktet e paraqitura nga IPC.
Vendimi nga IPC është ndryshe nga ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IPC) që nuk e përjashtoi Rusinë nga Lojërat Olimpike në Rio.
IOC u kritikua për injorimin e rekomandimit nga Agjencioni antipdoping (WADA) për ta dënuar Rusinë.