Rusia përsëri shënon rekord të rasteve me Covid-19

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka regjistruar rekord të ri të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit me mbi 40.000 të infektuar. U shënua edhe numëri i lartë i viktimave.

Taks-forca qeveritare kundër koronavirusit raportoi 40.251 raste të reja e 1.163 viktima, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Rekordi i ri vjen pak ditë para se Rusia ta fillojë javën e pushimit, të miratuar nga qeveria me qëllim të uljes së shifrave rekorde të infeksioneve e viktimave, që janë shënuar në javët e fundit.

Gjendje të rëndë po përjetojnë edhe shtete tjera të Evropës Lindore e Juglindore. Ukraina, Bullgaria e Rumani gjithashtu kanë shënuar rritje të madhe të rasteve e viktimave.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në botë për 100.000 banorë, ndërsa Rumania është në vendin e tretë.

Të ngjashme