Rusia tha të hënën se forcat e saj kanë kapur Maryinka, një qytet në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore që është shkatërruar gjatë pushtimit të Moskës.
“Detashmenti sulmues i grupimit “Jug” çliroi plotësisht vendbanimin e Maryinka sot”, i tha ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu presidentit Vladimir Putin në një takim televiziv.
Kievi nuk ka komentuar ende pretendimin e Moskës, raporton The Moscow Times, transmeton Klankosova.tv.