Një marrëveshje e mundshme për Korenë e Veriut për të furnizuar Rusinë me armë “nuk është e mirëpritur, por është një shenjë se embargoja është efektive dhe funksionale”, tha të martën ambasadori i ShBA-së në Japoni, Rahm Emanuel.
“E gjithë përpjekja këtu për Rusinë ishte të rivendoste perandorinë e saj dhe kjo perandori tani varet nga Koreja e Veriut”, tha Emanuel për CNN në një intervistë. “Kjo ju tregon se sa e dështuar është kjo luftë”, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Adrienne Watson tha të hënën se negociatat për armët midis Rusisë dhe Koresë së Veriut “po përparojnë në mënyrë aktive”, duke shtuar se ShBA ka informacione se “Kim Jong Un pret që këto diskutime të vazhdojnë, duke përfshirë angazhimin diplomatik të nivelit të liderit në Rusi. ”
Watson nuk tha se kur dhe ku mund të zhvillohet një takim i mundshëm midis Kim dhe Putin në Rusi.
“Përpjekja e Rusisë për të ndërtuar një perandori është bërë e varur nga Koreja e Veriut. Unë mendoj se kjo i thotë të gjitha,” tha Emanuel për negociatat.
Ndërsa diskutimet përparojnë, ShBA dhe aleatët e saj janë të shqetësuar për teknologjinë që Koreja e Veriut kërkon nga Rusia në këmbim të armatimit, sipas dy zyrtarëve amerikanë.
Koreja e Veriut po kërkon teknologji që mund të avancojë aftësitë e saj satelitore dhe nëndetëse me energji bërthamore, thanë zyrtarët, të cilat mund të avancojnë ndjeshëm aftësitë e Koresë së Veriut në zona që regjimi nuk i ka zhvilluar plotësisht.