Rusia reagon duke vënë kajde për emrin e Maqedonisë

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Rusia nuk është kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe as bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, por e vë në pikëpyetje se sa është legjitim është ky proces, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Gjatë një konference për media në Moskë, Shefi i Diplomacisë së Rusisë Sergei Lavrov vënë kajde të reja rreth procesit të zgjidhjes së çësjtjes së emrit në Maqedoni, për të cilin ka thënë se është kryer nën presione të ashpëra.

“Deri në çfarë mase marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i përpjekjeve të dy vendeve dhe popujve për të gjetur një zgjidhje kompromisi” dhe deri në çfarë mase, është rezultat i “përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara (SHBA), që të gjitha vendet e Ballkanit të hyjnë në NATO sa më parë” për të ndaluar çfarëdo ndikimi i Rusisë në rajon.

Agjencia e lajmeve ‘ Reuters’ ka shkruar se Lavrov, poashtu ka theksuar se për emrin e Maqedonisë nuk u vendos në nivelin që e kërkon Kushtetuta e Maqedonisë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe diplomacia e greke dhe maqedonase, duke mos e kritikuar ashpër diplomacinë ruse lidhur me këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme