Rusia të enjten regjistroi rekord të të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus për 24 orë, pavarësisht masave kufizuese që janë marrë, përfshirë një javë pushim nga puna.
Task-forca qeveritare kundër koronavirusit raportoi 1.195 të vdekur e 40.217 raste të reja infektimesh, përfshirë mbi 6.300 vetëm në kryeqytetin Moskë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.
Disa rajone ruse e kanë zgjatur afatin e pushimit njëjavor nga puna, i cili hyri në fuqi në mbarë vendin më 30 tetor pas rritjes së numrit të rasteve.
Autoritetet në rajonet Kursk dhe Bryansk, në kufi me Ukrainën, rajoni Chelyabinsk afër Maleve Ural, Tomsku në Siberi dhe rajoni perëndimor i Smolenskut thanë të mërkurën se izolimi i tyre do të vazhdojë edhe pas 8 nëntorit.
Presidenti Vladimir Putin ua ka dhënë mundësitë autoriteteve rajonale që ta zgjasin afatin e pushimit të punëtorëve nga puna përtej datës së përcaktuar fillimisht, nëse gjendja vlerësohet e rrezikshme.
Ndërkohë autoritetet në Moskë thanë se bizneset do të rihapen më 8 nëntor, por masat tjera do të mbeten në fuqi.