Rusia shkel sërish armëpushimin, bombardon korridorin humanitar të refugjatëve

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka shkelur për herën e tretë armëpushimin në Mariupol duke bombarduar korridorin humanitar të krijuar për tërheqjen e popullatës, njofton Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se 30 autobusë dhe 8 kamionë s’po lejohen të futen në qytetin ukrainas nga bombardimet ruse, raporton Gazeta Express.

“Armëpushimi u shkel! Forcat ruse tani po bombardojnë korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në Mariupol. 8 kamionë dhe 30 autobusë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Mariupol dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për ta bërë atë t’i përmbahet armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Të ngjashme