Tre persona u vranë dhe 23 u plagosën të enjten në Kharkiv, sipas zyrës së prokurorit rajonal ukrainas.
Rusia sulmoi një stacion transporti publik pranë tregut në rrethin Kyivskyi të Kharkivit me raketahedhës më 21 korrik në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale, tha zyra e prokurorit në Telegram.
Ushtria ruse bombardoi gjithashtu lagjen Saltivskyi të Kharkivit, duke goditur një ndërtesë banimi dhe duke plagosur tre civilë, shtoi zyra, duke treguar se ka filluar një hetim penal për këto sulme.
Sipas administratës ushtarake rajonale, gjatë natës pati edhe granatime të rënda në qytetin Chuhuiv.
Administrata tha se impianti i trajtimit të ujit ishte dëmtuar.
Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Synehubov, tha se pavarësisht granatimeve “të pamëshirshme në rajonin e Kharkiv, që nga maji, armiku nuk ka marrë territor të ri – asnjë metër të vetëm”.
“Forcat tona po mbajnë pozicionet e tyre dhe po përpiqen t’ia dalin. Por armiku e përqendroi vëmendjen pikërisht në mbrojtjen e pozicioneve të veta. Ai nuk po largohet vullnetarisht nga rajoni i Kharkiv”, tha ai.
Granatimet pasojnë një seri bombardimesh ruse në qytetin verilindor këtë javë.
Një djalë 13-vjeçar ishte në mesin e tre viktimave të këtij sulmi rus.