Kreu i Kuvendit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, ka thënë se Moska nuk do të përfillë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut në Strasbourg (ECHR), nëse Rusia nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhjen e trupit gjykues.
Gjyqtarët e Gjykatës Evropiane (ECHR) zgjedhen nga deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ( PACE).
Megjithatë delegacioni rus i asamblesë, është privuar nga kjo votë në vitin 2014 kur moska jashtëligjshëm kishte aneksuar Krimenë.
Rusia në anën tjetër ishte përgjigjur, duke tërhequr të gjitha aktivitetet e PACE-s.
Në qershor, Rusia i kishe ndaluar kontributet financiare ndaj Këshillit të Evropës.