Rusia vë në listën e të kërkuarve zëdhënësin e Metës

Prishtinë | 26 Nën 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka vendosur zëdhënësin e Meta-s, Andy Stone, në listën e të kërkuarve për akuza të paspecifikuara, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

TASS tha se Ministria e Brendshme ruse kishte hapur një hetim penal kundër Stone, por nuk kishte zbuluar detajet e hetimit apo akuzat.

Në mars të vitit 2022, komiteti hetues rus tha se kishte hapur një hetim penal kundër “veprimeve të paligjshme të punonjësve të Metës” dhe përmendi Stone, duke thënë se ai “kishte hequr ndalimin e thirrjeve për dhunë ndaj ushtrisë ruse në platformat e saj” dhe kështu po nxiste aktivitetet ekstremiste, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Facebook dhe Instagram, të dyja platforma të Meta-s u ndaluan në Rusi menjëherë pas pushtimit të fundit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Të ngjashme