Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit të hënën ka takuar pronar të bizneseve në komunën e Suharekës , ku atyre iu ka premtuar mbështetje Institucionale, nëse pas 14 shkurtit Qeveria do drejtohet nga kandidati i PDK-së për kryeministër Prof.Dr.Enver Hoxhaj.
Kurtishaj përmes një profili në rrjetin e tij social “Facebook” ka shkruar se përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Postimi i plotë:
Përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj, sot vizituam bizneset në komunën e Suharekës ku nga ta morëm përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 14 shkurtit. Faleminderit për mbështetje!