Ruzhdi Shehu: Kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili garon edhe për një mandat ka njoftuar se gjatë mandatit të tij ka ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë.

Në një postim në Facebook, Shehu tha se ky është një premtim i mbajtur para qytetarëve të Junikut.

“Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta. Sot kjo rrugë është realitet, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve”, ka shkruar ai.

Të ngjashme