Ryan Reynolds dhe Emily Blunt janë yjet më të paguar në Hollywood sipas një raporti të ri të “Variety”.
Sipas revistës, Reynolds po merr një pagë prej 27 milionë dollarësh për filmin e ri të Michael Bay për Netflix, “6 Underground”, ndërsa britanikja Blunt është aktorja më e paguar pas marrjes së një pagese prej 13 milionë dollarësh për rolin e saj në filmin “A Quiet Place 2”.
Dwayne Johnson radhitet pas Reynoldsit në listën e aktorëve pasi ka inkasuar 20 milionë dollarë për spin-offin e Fast & Furious Hobbs & Shaw, ndërsa Iron Mani Robert Downey, Jr, Will Smith dhe Jason Statham e përmbyllin top pesëshen.
Gal Gadot është aktorja e dytë më e paguar pas Blunt, falë 10 milionë dollarëve që do t’i fitojë për “Wonder Woman 1984”, ndërsa Margot Robbie dhe Kristen Stewart gjithashtu e përbëjnë top katërshen.
Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, të cilët zakonisht figurojnë mjaft afër majës së listës vjetore, të dy morën pagesa të mëdha që të paraqiten së bashku në filmin e shumëpritur të Quentin Tarantinos, “Once Upon A Time in Hollywood”.