Këngëtarja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.
Ajo këto ditë ka kryer xhirimet e klipit të ri, i cili do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.
Ryva ndërkohë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga xhirimet, ku është dukur mjaft atraktive me pamjen e saj.
Ajo ndër vite ka ndryshuar shumë, teksa fansat nuk hezitojnë ta komplimentojnë për mënyrën se si duket ajo sot.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje shtesë mbi klipin e saj të ri, por që përmes një fotografie ka lënë të kuptohet se mund të shfaqet me veshje me elemente tradicionale në këtë projekt.
Ryva përndryshe është e martuar prej më shumë se gjashtë vitesh, dhe me bashkëshortin e saj, Fidanin, kanë së bashku dy fëmijë.
Viteve të fundit, ajo është më shumë e përkushtuar në zhanrin e muzikës popullore.