Angela Martini prej kohësh tashmë po shijon dashurinë e saj pasionante më producentin miliarder Dragos Savulescu.
Ata bashkëjetojnë në vilën e tij në Los Angeles dhe udhëtojnë vazhdimisht brenda dhe jashtë SHBA-së.
Pak kohë më parë vëllai i Martinit tha se Dragos e kishte detyruar në nëj farë forme modelen shqiptare të hiqte dorë nga modelingu, por pavarësisht kësaj ajo është aktive në rrjetet sociale ku poston foto sensuale.
Por, postimi i fundit i modeles ka marrë një koment të cilin ajo nuk e ka anashkaluar, por ka vendosur t’i replikojë duke ‘i mbyllur gojën’ komentuesit.
Në foton e mrekullueshme ku modelja ka veshur një fustan minimalist në ngjyrë argjendi, një llogari e cila duket të jetë e një djali i shkruan: ‘Sa lek e ke natën? Unë të jap 10 mijë euro për një gojore.’ ‘Provo ta bësh me veten, është falas,’ – ia kthen modelja duke marrë një sërë komentesh të tjera të cilat e mbështesin për përgjigjen.