“Ndaje ose haje“ është një nga pjesët më interesante në “Shiko kush Luan“, pasi të ftuarit na rrëfejnë disa të vërteta që s’do na i kishin thënë në rrethana të tjera, por nuk është kështu për ata pasi që duhet të hanë ushqimet e shpifura në tavolinë.
Pjesë e kësaj loje, është bërë edhe vetë moderatorja Luana Vjollca, e cila i duhej t’i përgjigjej një pyetjeje shumë të vështirë: Sa i është rritur rroga pasi është bërë autore e programit?
Bukuroshja na ka treguar vetëm shifrën e parë, por duke mos na thënë se nga sa zero ndiqet nga pas.
“Një 5-she, po sa zero nuk po e them“, u shpreh Luana.
Besojmë se e keni kuptuar se për çfarë shifre bëhet fjalë, apo jo?