Sa herë nuk kanë argumente, deputetët e VV-së fillojnë fyerjet

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 22:37 | Nga Doarsa Kica-Xhelili

Dheeeee… po ndodh prap!

Deputetëve të pushtetit ua lëshojnë fjalimin e Kryetarit të LDK lidhur me seancën ku kryeministri pranoi mundësinë e themelimit të Asociacionit – më saktë, pjesën ku ai e ballafaqon kryeministrin për ndryshim të qëndrimit.

Ata fillojnë me fyerje. Fyerje, pra, jo debat. Me asnjë fjali nuk janë në gjendje të demantojnë asgjë, prandaj fyejnë! Jo më kot thonë “sulmi është mbrojtja më e mirë”.

Këtë e bëjnë GJITHMONË! Sa herë nuk kanë argument, fillojnë fyerjet. Si me mua, si me deputetë tjerë të LDK. Nuk është hera e parë, e dukshëm asesi e fundit.

Deputetët e pushtetit pastaj po i pyesin: Besnik Bislimi ka thënë që nuk e pranon as Asociacionin pa kompetenca ekzekutive, përndryshe nuk do të jetë pjesë e dialogut. Pse nuk po e heqni nga procesi i dialogut pra?

Ata përgjigjen: Ju nuk po e kuptoni që ai ka mendu që Asociacioni nuk mund të bëhet pa kompetenca ekzekutive, e prandaj ka thënë ashtu.

Seriozisht?!

POR, a nuk tha Kryeministri në seancë VETË që Asociacionin e pranon nëse është PA kompetenca ekzekutive? I përmendi gjashtë kushte, minimalisht TRE nga të cilat TASHMË janë në tekst të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që nga viti 2015 flet për Asociacion PA kompetenca ekzekutive. Që nga viti 2015, na thuhet nga BE që NUK do të kërkohet as pranohet Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Diçka të tillë nuk do të pranonim KURRË!

A po jetojmë në dy botë paralele apo si?

Kjo mjegull është e pakuptimtë, e papranueshme, por mbi të gjithë JASHTËZAKONISHT e rrezikshme për polarizim të qoroditur shoqëror. Kjo paqartësi e qëllimshme nuk guxon të lejohet. JO në tema nacionale si kjo.


Pastaj KREJT më vonë, thonë .. “por neve duhet me na ndihmu opozita”.

Eh, këtu desha të dal.

Fati juaj që për tema nacionale, nuk e presim thirrjen tuaj për ndihmë, sepse shpesh po ju ruajmë edhe nga vetvetja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme