Pjesa më e bukur e kësaj punës së targave është se sa lehtë Vuçiqi bie në grackën e Kurtit.
Pak a shumë sikur shëtitja e Thaçit “nëpër bukuritë e Kosovës” në Ujman.
Të dy këto akte të Thaçit dhe Kurtit kanë ekspozuar natyrën e dhunshme të Serbisë.
Në të dy raste Vuçiqi është përgjigjur akteve krejtësisht paqësore të Thaçit dhe Kurtit me agresivitet të skajshëm luftarak i cili vetëm ka përforcuar narracionin e Kosovës se Serbia është një vend luftënxitës – njëjtë sikur Rusia.
Sot me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiqi është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.