Sa më shumë që e dëshironi vetëkontrollin, aq më pak do e keni atë

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

A keni dëshiruar ndonjëherë që të keni më shumë vetëkontroll? Në varësi të rasteve për çfarë ju nevojitet vetëkontrolli, ka të ngjarë të bëni të kundërtën e asaj që dëshironi. 

Sipas një studimi në marsi 2017, dëshira e ndërgjegjshme për më shumë vetëkontroll mund të ju jap më pak vetëkontroll. Studimi që u botua në Buletinin e revistës “Personaliteti dhe Psikologjia Sociale”, psikologët studiuan dëshirat e disa vullnetarëve për të rritur vetëkontrollin. Personave iu kërkua gjithashtu të vlerësonin nivelin aktual të vetëkontrollit. Personat që arritën të përballonin më mirë punët dhe situatat e ndryshme ishin ato persona që nuk kishin kërkesa të larta për të ruajtur vetëkontrollin.

Ndërsa ato persona që dëshironin më çdo kusht për të pasur vetëkontroll ishin persona që i përballonin më keq situatat. Nëse e gjen veten duke dëshiruar disiplinë, përpiquni ta lidhni atë dëshirë me një veprim specifik që mund të merrni: për shembull, në vend që të dëshironi të keni vetëkontroll për të shmangur blerjen në internet, ndërmerrni hapa konkretë duke larguar kartat e krediti ose largohuni nga vizitat e faqeve në internet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme