Sa milionë metër kub ujë i pinë prishtinasit?

Prishtinë | 15 Qer 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Sa të rëndësishme e ka domethënien uji, po aq e ka edhe procesin e impiantit në të gjitha pikat që duhet të kalojë, derisa të jetë gati për t’u shpërndarë përmes gypave për në shtëpitë e secilit konsumator, e që numri i këtyre të fundit është tejet i madh.

Sipas zëdhënëses së KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, vetëm në kryeqytet janë rreth 100 mijë konsumatorë, raporton “Ju Flet Prishtina”.

E përpos numrit të madh të konsumatorëve, me shifër edhe më të lartë është shfrytëzueshmëria e tij.

Sipas Mjekut, nga muaji janar deri në prill të këtij viti, 15 milionë e 76 mijë e 940 metër kub, është sasia e ujit që shpërndahet tek konsumatorët e Prishtinës.

E konsumatorëve nga kjo kompani iu bë apel për shfrytëzim të drejtë dhe jo shpenzim të panevojshëm të ujit.

Vetë qytetarët thanë se kursejnë ujin goxha për shumë arsye, por edhe se duhet të paguajnë më shumë në rast se harxhojnë më tepër.

Të ngjashme