Një studim i fundit ka treguar se nëse një person fle nëntë orë gjumë gjatë natës, memoria e tij do të dëmtohet.
Gjithashtu edhe pesë orë gjumë janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Por nëse nëntë orë janë shumë, dhe pesë orë janë pak, sa duhet të flemë?
Studiuesit rekomandojnë një orar të ndërmjetëm, rreth shtatë orë gjumë.
Kërkuesit shkencorë vëzhguan rezultatet e testimit tek 400.000 njerëz të cilëve iu kërkua që të memorizonin gjashtë çifte letrash bixhozi, shkruan dritare. Krahasuar me ata që flinin shtatë orë, ata që flinin nentë orë bënë të njëjtin numër gabimesh sa ata që flinin pesë ose më pak orë.
Rezultatet treguan se të fjeturit shumë ndikon në tru po njësoj si të fjeturit pak.