Sa paguhen të famshmit shqiptar në Instagram?

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë.

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet teke të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve.

Luana Vjollca – 1.2 milionë ndjekës

Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, atëherë “iconstyle.al” arriti të merrte një informacion. Burime për median “iconstyle.al” treguan se moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës

Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo e ftuar dje në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim.

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës

Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës

Burime për “iconstyle.al” kanë treguar se moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës

Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Olsi Bylyku – 263 mijë ndjekës

Aktori i humorit është i njohur ndryshe me pseudonim e rolit të tij, Kimikatit. Ai ka 263 mijë ndjekës dhe shfrytëzon famën e tij në televizion për të përfituar të ardhura nga rrjetet sociale. Nëse një biznes dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me Olsin për të postuar një reklamë, burime për “iconstyle.al” treguan se duhet që t’i paguajë atij 500 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme