Izraeli u shpall fitues i Eurovizion për këtë sezon të mbajtur në Portugali. Kënga e Eugen Bushpepës që përfaqësonte Shqipërinë u rendit në vendin e 11-të me 184 pikë pas llogaritjes së votave të jurive dhe publikut.
Vetëm me votat e jurive të 43 vendeve Shqipëria u rendit e shtata, por vlerësimi i publikut përmbysi gjithçka. Por sa pikë na dhanë vendet fqinje.
Mali i Zi 10 pikë
Greqia 7 pikë
Maqedonia 6 pikë
Serbia 1 pikë
Italia 0 pikë
Ndërsa Shqipëria i dha Serbisë 3 pikë, dhe vlerësoi me 0 pikë: Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. 12 pikët maksimale Shqipëria ia dha Italisë