Flokët bëhen me yndyrë për të njëjtën arsye si edhe fytyra juaj. Gjëndrat në lëkurën e kokës prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum.
Është shumë me rëndësi që të dini sa shpesh duhet larë flokët, në mënyrë që kujdesi për to të jetë i mirëfilltë.
Përgjigja ndryshon, por askush nuk duhet t’i lajë flokët çdo ditë sepse kjo më tepër u bën dëm atyre sesa mirë. Ata që i lajnë flokët shumë shpesh për të larguar yndyrën, në fakt i bëjnë më të yndyrshëm duke i tharë flokët.
Larja e flokëve mund të ndryshojë nga tipi i lëkurës si dhe struktura e flokut.
Nëse flokët nuk janë as shumë të yndyrshëm dhe as shumë të thatë, atëherë ju duhet t’i lani një ose dy herë në javë.
Struktura ndikon në shpejtësinë që sebumi kalon nga rrënja drejt gjatësisë. Floku i ashpër apo kaçurrel e ngadalëson shpërndarjen e sebumit prandaj nëse keni flokë të tillë mund t’i lani më rrallë, më së shumti dy herë në javë. Kurse personat me flokë të hollë e të drejtë është më mirë t’i lajnë dy herë në javë apo edhe më shpesh.