Sabit Geci: Gjykata Speciale më ka ngritur aktakuzë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci e ka konfirmuar për Syri Kosova, se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Po më është ngritur aktakuza”, ka thënë shkurt Geci për Syri.net Kosova.

Geci poashtu ka njoftuar se në rast të bastisjes dhe arrestimit të tij nga forcat e EULEX-it, ai nuk do të bëjë rezistencë.

Ndërkohë, një ditë pas dorëzimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, në Prishtinë sot janë duke u kryer bastisje në shtëpitë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme