Sabit Geci sëmuret, dërgohet pa ndjenja në QKUK

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 22:23 | Nga

Ish-eprorit të UÇK-së, Sabit Geci, i është rënduar gjendja shëndetësore. Ai është dërguar pa ndjenja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati i Gecit, Haxhi Millaku, ka thënë për televizionin publik se klienti i tij është dërguar pa ndjenja në QKUK dhe se gjendja e tij ka qene e shkallës së rrezikut për jetë.

Gecit i është përkeqësuar gjendja gjatë qëndrimit të tij në burgun e Dubravës.

Gecin po vuan dënimin prej 12 vjetësh burgim për krime lufte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme