Sabri Fejzullahu është këngëtari shumë i dashur për publikun.
Përtej muzikës, ai pëlqehet shumë edhe për dashurinë që jep ndaj publikut.
Së fundi, këngëtari ishte i ftuar në emisionin “N’maje të gjuhës”.
Ai ka rrëfyer shumë për jetën profesionale e personale.
Mes vargjesh, ai i riktheu këngët e vjetra të tij, të qëndisura me art e të cilat nuk vdesin kurrë.
Një mesazh dërguar pesë miqve të Xherit në emisionin “N’maje të gjuhës” thuhej se këngëtarit po i kërkojnë të bëhet imazh i një spitalit.
“Po më kërkojnë të bëhem imazh i spitalit, se kam hangër shumë zemra”, thuhet në mesazh.