Pas “Merrma shiun e Prishtinës” dhe “Pranvera në Prishtinë”, këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, do t’i kthehet me këngë të re “dashurisë së vjetër”, Prishtinës.
Ai ka bërë të ditur për “1 Kafe me Labin” se sivjet do të lansojë një projekt të ri për Prishtinën. Për këtë këngë ai ka bashkëpunuar me Alban Fortunën.
Fejzullahu ka thënë po ashtu se do të lansojë edhe disa këngë të tjera më 2018. Këtu përfshihet edhe bashkëpunimi i shumëpërfolur me Leonora Jakupin për të cilin ka garantuar se do të jetë hit.