Sabri Kiçmari fillon zyrtarisht detyrën si ambasador në Tokio

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tokio, Sabri Kiçmari, sot ka filluar zyrtarisht detyrën në këtë shtet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

“Pas përfundimit të karantinës 14 ditore, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio. Ai është pritur në dy takime të ndara nga zëvendësministri i punëve të jashtme të Japonisë z. Takeo Mori si dhe nga shefja e protokollit të MOFA-së, Ambasadore Shino Mitsuko”, thuhet në njoftim.

Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Ambasadori Kiçmari edhe formalisht ka filluar punën si ambasador i Kosovës në Tokio.

‘’Republika e Kosovës dhe Japonia ndajnë vlera të përbashkëta në respektimin e demokracisë, bashkëpunim të afërt institucional dhe miqësi të bazuar në marrëdhënie të sinqerta në mes të dy popujve tanë”, ka thënë Kiçmari.

Të ngjashme