Sabrina Carpenter është përballur sërish me kritika për performancat e saj provokuese gjatë turneut “Short n’ Sweet”, këtë herë në Stokholm.
Këngëtarja 25-vjeçare ka tërhequr vëmendje me lëvizje eksplicite gjatë këngës “Juno”, duke simuluar akte seksuale në skenë – përfshirë një skenë që shumë fansa e konsideruan si nënkuptim të seksit oral midis grave.
Një klip nga koncerti është bërë viral në rrjet, me disa ndjekës që e cilësojnë performancën si “të papërshtatshme” dhe “të dëshpëruar për vëmendje”, duke theksuar se shumë fëmijë ndjekin shfaqjet e saj, shkruan DailyMail.