Rafael Leao konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm te Milani dhe klubi ka rinovuar kontratën me portugezin deri në vitin 2028, ku ai merr një pagë të majme.
Këtë sezon, në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, 24-vjeçari ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Mirëpo, për ish trajnerin e Milanit, Arrigo Sacchin, Leao nuk do të duhej të ishte në 11-tëshen startuese.
Sacchi shprehet se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë portugezin do ta ulte në stol.
Sacchi shprehet se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë portugezin do ta ulte në stol.
“Për mua Milan është skuadra më e fortë në këtë sezon dhe sa i përket titullit, gjithçka varet nga vetë ata. Tani ata duhet të luajnë në grup sepse vetëm kështu mund ta vendosin në vështirësi kundërshtarin”.
“Leao? Në skuadrën time nuk do të ishte titullar, i mungon karakteri që një lojtar duhet ta ketë që në fillimet e tij pasi më vonë është i vështirë për t’u fituar”, ka thënë Sacchi.