Sadiku dhe Kukeli mbeten te Zyrihu në ligën e dytë zvicerane

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 12:36 | Nga

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Burim Kukeli janë paraqitur për Zurichun që si mysafir ka barazuar me Wil, 1:1, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Parë të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Zurich tashmë garon një kategori më poshtë se elita, por dy futbollistët kuqezi ende janë pjesë e kësaj skuadre. Për Sadikun kishte shumë oferta, por skuadra zvicerane nuk dëshiron ta lëshojë dhe ka kërkuar nëntë milionë euro, një shumë e papërballueshme për skuadrat tjera të interesuara.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dëshiron të largohet dhe nuk është i lumtur, megjithatë, ai vazhdon të luajë nga fillimi, ashtu siç luajti edhe Kukeli, i cili është zëvendësuar në minutën e 54-t.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme