Infektologu Izet Sadiku tregoi se pse sipas tij qytetarët nuk po i respektojnë masat Anti-Covid pas hapjes që ndodhi me 1 qershor.
“Dëshira e njerëzve për të dëgjuar lajme te mira është pranuar më lehtë dhe realisht kjo ka ndikuar te mos përdorimit te masave. E keni parë hulumtimin që qytetarët nuk besojnë se ka virus qe është defekt mjaft i madh për parandalim sepse nuk t’i respektojnë masat. Është dashur te mendohet edhe mbingarkimi i spitaleve, por kjo nuk u menaxhua mirë. Duhet mobilizim nga te gjithë, qytetarë e institucione”, tha ai.
Infektologu në Frontal tha se lufta kryesore duhet që të jetë parandalimi i përhapjes së virusit korona.
Nëse fokusohemi në shpëtimin e ekonomisë apo gjëra tjera, ai paralajmëroi se do të dalin nga 500 raste në ditë.
“Lufta kryesore është parandalimi i shpërndarjes se Covid 19. Kjo duhet te jete beteja kryesore. Nëse është lufta adekuate për parandalim, ky trend zvogëlohet. Nëse nuk fokusohemi këtu, do te dalin ka 500-600 raste në ditë. Para një muaji kemi pasur nga 100 raste e tash mbi 200”, tha ai.
Ndërkohë Izet Sadiku tregoi edhe për disa mjekë të ri që janë angazhuar në luftën kundër koronavirusit.
“Ka mjek te ri qe kanë ardhur do të thotë se janë angazhuar nga ministria, është përkrahje shumë e madhe. Është zvogëluar njëfarë ngarkese qe kemi pasur ne mjeket pasi qe kemi punuar pa pushuar me intensitet te plote. Kujtojmë se qeveria ka ndarë shtesat për punëtorët shëndetësorë edhe për muajin korrik e gusht”, shtoi Sadiku.