Sadiku: Gjatë festave punojnë pesë QMF, po angazhohemi të rritet stafi që tu plotësohen kërkesat e qytetarëve

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku është përgjigjur rreth kërkesës së qytetarëve që QMF-të të punojnë edhe gjatë ditëve të festave në të gjitha qendrat.

Në një përgjigje për Ekonomia Online, Sadiku njofton se në kryeqytet punojnë pesë Qendra të Mjekësisë Familjare, sipas tij ky orar është zbatuar me vite të tëra gjatë festave.

Ai shtoi se është duke u angazhuar që të rritet stafi, sidomos gjatë orëve të natë në qendrat që ka kujdestari me qëllim që qytetarëve t’iu plotësohet kërkesat e qytetarëve.

“Gjatë festive në Prishtinë punojnë pesë qendra të Mjekësisë Familjare. Ky është orar që zbatohet me vite të tëra gjatë festive në Prishtinë, për shkak të paraqitjes së gripit kemi numra më të lartë të pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore. Gjatë gjithë kohës dhe po angazhohemi që të rrisim stafin, sidomos gjatë orëve të natë në qendrat që ka kujdestari me qëllim tu plotësohen kërkesat e qytetarëve për shërbime mjekësore”, ka thënë Sadiku.

Të ngjashme