Sadiku, “kurban” i raporteve të mira FFK – FShF

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 09:52 | Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF), Armand Duka, është i gatshëm “që sot” të nënshkruajë gjithë çka duhet për të ndihmuar Loret Sadikun të përfaqësojë Kosovën.

I gatshëm për ta ndihmuar në këtë proces është shprehur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, shkruan sot Koha Ditore.

Por situata në terren është pak më ndryshe. Sadiku, një prej mbrojtësve më të mirë kosovarë, ka vite që po kërkon të luajë për Kosovën, ndërkohë së fundi i lodhur me këtë betejë ka nisur edhe t’i akuzojë Federatën shqiptare dhe atë të Kosovës.

Për FSHF-në, Sadiku në një intervistë të mëhershme për mediat suedeze tha se “po e bllokon qëllimisht dokumentacionin e tij që duhet dorëzuar në FIFA”, e për FFK-në tha se nuk po bën presion për këtë çështje, pasi nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet me FShF-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme