Armando Sadiku mund të transferohet në kampionatin grek, pasi ka marrë ofertë konkrete ditët e fundit nga klubi Aris i Selanikut.
Tek e njëjta skuadër pritet që brenda kësaj jave pritet të firmosë edhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Migjen Basha.
Sipas mediave greke, Sadiku është kërkuar në formë huazimi nga Levante dhe këtë operacion po merret i njëjti person që pati dakordësuar marrëveshjen me Panathinaikos.
Në fund Sadiku nuk firmosi me skuadrën nga Apostolos Nikolaidis Stadium prej paragjykimit të një fotoje ku ai bënte shqiponjën.
Aris është rikthyer këtë sezon në Superligën greke dhe drejtohet nga një trajner spanjol