Sadiku: Nëse Partia “Guxo” voton pro Konjufcës, fundos Osmanin

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Arbnor Sadiku përmes një statusi në facebook ka shkruar se Partia Guxo duhët të deklarohet se a janë pro Konjufcës.

Ai ka kritikuar anëtarët e Guxo për shkak se tani më kanë pozitë dhe nuk ia kanë nëvojen më Vjosa Osmanit.

“Partia Guxo do duhej sot të deklarohej nëse e mbështetet Konjufcën, nëse po, atëher po e fundos me vetëdije përfundimisht Vjosa Osmanin.Nuk kanë faj, as këta “Guxo” sepse janë rehatuar mirë në pozita shtetërore dhe nuk mërziten më për të. “Vjosa deri tani kishte qenë duke u mrrizuar nër lula.”, shkroi ai.

Të ngjashme