Armando Sadiku ka arritur që të realizojë golin e 11-të me Malagan në kampionat, ku ka tundur rrjetën ndaj Huescas.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1, me sulmuesin shqiptar që ka barazuar pak para përfundimit të 45 minutave.
Një penallti e akorduar me VAR në favor të Malagas pas një kontakti në zonën kundërshtare, ndërsa pavarësisht dyshimeve që kishte mbi atë rast, u vendos që të jepej 11-metërshi.
Sadiku nuk gaboi nga pika e bardhë, duke e gjetur golin e 11-të në kampionat, pas bllokadës nga COVID-19.
Sadiku ka ndryshuar edhe stilin e flokëve, duke u dukur paksa si Cristiano Ronaldo.