Sadio Mane thuhet se është i interesuar që në fund të këtij edicioni të kalojë në radhët e Real Madridit.
Sulmuesi senegalez duket se është i joshur nga interesimi i skuadrës spanjolle dhe po planifikon që të kalojë atje.
Mane tashmë e ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, ndërsa janë vetëm dy fitore larg që të fitojnë edhe Ligën Premier.
Me këto dy triumfe të njëpasnjëshme, senegalezi do të ishte i hapur që të kalonte në Santiago Bernabeu në këtë verë, raporton France Football.
Por, gjashtë herë kampioni evropiane nuk do të heq dorë edhe aq lehtë nga lojtari, duke kërkuar rreth 150 milionë euro për kartonin e tij.
Kontrata aktuale e Manes skadon në verën e vitit 2023, e që kjo shumë mund të jetë e lartë për mbretërit, por që mund të ofrojnë edhe një lojtar ose dy si pjesë të marrëveshjes.
Jurgen Klopp thuhet se e pëlqen lojën e Iscos, derisa mund të përfitojë edhe ndonjë shumë të majme si pjesë e shkëmbimit.