Sadri Ramabaja, i dyshuar për veprën terroriste, thirret nga Prokuroria Speciale

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 11:47 | Nga

Kandidati i VV’së për deputet, Sadri Ramabaja, është i ftuar i Prokurorisë Speciale si i dyshuar për veprën terroriste.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Sipas Prokurorisë Speciale, Ramabaja është i dyshuar për “Vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

“Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe 2. Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushttues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet ne ftesën e Prokurorisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme