Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës

Prishtinë | 28 Kor 2024 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.

Ai ka thënë se ishte “përvojë e veçantë të jetë në tavolinën kryesore me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera liderë”.

“Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar nga ftesa për drekë nga Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm. Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere. Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve”, ka shkruar Sadriu.

Të ngjashme