Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija ka pyetur se nga kush po kërkon drejtësi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila iu bashkangjit turmës së protestuesve që shprehën pakënaqësinë e tyre para këtij dikasteri lidhur me neglizhencën e rasteve të dhunës dhe vrasjes së grave.
Sahatqija tha se Haxhiu e akuzon kryeministrin Albin Kurti se i ka duart me gjak.
“Ministrja e Drejtesisë kërkon drejtesi jashte Qeverise dhe e akuzon Kryeministrin e vete se i ka duart me gjak!!!.”
“Prej kujt po kerkon ajo drejtesi????
Pushteti 1 partiak me shumice parlamentare kerkon drejtesi ne rruge kur i ka te gjitha instrumentet institucionale!!!”, shkroi Sahatqija.
Ajo i tha Qeverisë që të nisin të punojnë dhe ta ndalojnë demonstrojnë në rrugë.
“Qeveri praktikantesh qe se kane idene si qeveriset.Nisjani more me punu, mjaft me rruge, keni pushtetin, zbardhni rastet e Marigones, Astrit Deharit, Agon Musliut etj”, shkroi Tetuta Sahatqija.