Sahiti: Ata që e duan funksionimin e shtetit, të kundërshtojnë numërimin e votave të kontrabanduara serbe

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

“Në një gjendje normale të shoqërisë, ata që e duan funksionimin e shtetit, ata që thirren në zbatimin e ligjit dhe demokracinë, pseodopatriotët është dashur që të pakten të kundërshtojnë numërimin e votave të kontrabanduara serbe”, kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me këto vota të ardhura nga Serbia po përmbyset vullneti i 42 mijë qytetarëve të Kosovës.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që po me këto vota të ardhura nga Serbia po përmbyset vullneti i 42 mijë qytetarëve të Kosovës. Pra një grup kriminal serb, duke mbushur 3000 letra, asgjë më shumë, të përcaktojë epilogun e ketyre zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë.

Në një gjendje normale të shoqërisë, ata që e duan funksionimin e shtetit, ata që thirren në zbatimin e ligjit dhe demokracinë, pseodopatriotët është dashur që të pakten të kundërshtojnë numërimin e votave të kontrabanduara serbe.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që po me këto vota të ardhura nga Serbia po përmbyset vullneti i 42 mijë qytetarëve të Kosovës. Pra një grup kriminal serb, duke mbushur 3000 letra, asgjë më shumë, të përcaktojë epilogun e ketyre zgjedhjeve.

Është e quditshme në çfarë niveli kemi ra duke i gëzuar mos kalimit të pragut, në fakt vjedhjes së mandateve të koalicionit tonë, Nisma-AKR-PD.

Në situatën e tillë do të duhej që të gjitha partitë, së bashku të kundërshtojnë një gjë të tillë kurse vetë fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk do të duhej as të pranonte që të marrë mandatarin për formimin e Qeverisë, me gjithë këtë shkelje që është bërë.

Në fund, një pyetje për ata që i gëzohen vjedhjes së mandateve të koalicionit tonë:

A mund të paramendoni një situatë të njejtë, ku 3000 vota të kontrabanduara nga Kosova, të përmbysin vullnetin e 42 mijë votuesve në Serbi, a do ta lejonin partitë serbe atje një gjë të tillë?

Nuk do të zgjasë shumë, drejtesia do të përmirësojë këtë gabim, koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme